Haki Thaqi dhe Ferdi Shishko, që u vranë në Prizren, ishin aktivist të VV-së (Foto)

Pas publikimit të lajmit se Haki Thaqi ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ku tregojnë edhe fotografitë e përbashkëta me kreun e VV-së, Visar Ymeri dhe kreun e degës së kësaj lëvizje në Prizren, Arbër Rexhaj, mëson se në këtë takim ka qenë edhe i vrari tjetër dje, Ferdi Shishko (në krahun e djathtë të Ymerit).

Ndërkaq, policia i ka pashkruar tre të vrarit dje si persona problematik dhe me dosje të rënduar penale.

Ferdi Shishko në krahin e djathë të Ymerit, kurse Haki Thaçi në krahun e majtë

“Viktimat kanë dosje të rëndë penale. Rastet ndaj tyre kanë të bëjnë me drogë, kidnapim, lëndime të rënda trupore, pastaj vrasje në tentativë dhunim dhe disa raste të tjera”, kanë thënë burime policore.

Policia edhe më tej llogarit hakmarrjen si motivin kryesor të vrasjes. Pas një shkëmbimi më armë zjarri, tek hyrja e vjetër e spitalit në Prizrenit, afër sallës së sporteve të gjimnazit shkencor, në një akt që mendohet të jetë bërë me paramendim dje mbetën të vrarë Ferdi Shishko, Haki Thaçi dhe Bilgin Ersoj, që tre nga Prizreni. /Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT