Haki Abazi thotë se është gënjeshtër që MCC kishte bllokuar fondet

Anëtari i VV’së, Haki Abazi, ka thënë se fondacioni amerikan për zhvillim MCC nuk kishte bllokuar fondet për Kosovën. Fondet u zhbllokuan këtë muaj pasi që Qeveria e Kosovës largoi masat e reciprocitetit, ndërkohë Abazi thotë se MCC nuk bllokoi kurrë fondet.

‘’Është gënjeshtër si shumë të tjerat se MCC kishte bllokuar fondet. Kemi në emaila komunikimin gjatë gjithë kohës, takimet e drejtëpërdrejta dhe virtuale gjatë COVID 19 me përfaqësuesit e MCC lidhur me punën dhe angazhimin e MCC në disa studime fizibiliteti që në fakt janë gabim të filluara sepse nuk janë pjesë e ndonjë plani zhvillimor strategjik, ashtu siç nuk ka qenë edhe kontrata me Contour Global të nënshkruar nga qeveria e kaluar e Haradinaj e që Kosova rrezikon të humb koti 19 milion euro.’’, thotë ai.

‘’Edhe zyrtarëve të MCC por edhe të ambasadës së SHBA-ve ju kemi drejtuar çështje specifike dhe problemet që ka mekanizmi, aspekti menagjerial dhe forma e përcaktimit të prioriteteve dhe arsyet e rezultateve minore.’’

Ai tutje hedhet në akuza ndaj këtij fondacioni duke thënë se nuk do t’i shpenzojë 200 milionë në Kosovë. Ai pretendon se deri tani nuk është investuar në Kosovë nga ky fondacion.

‘’Qeveria ilegale po vazhdon të shërbehet me gënjeshtra sepse MCC nuk i ka 200 milion euro dhe që disa vite nuk ka shpenzuar as edhe 1 milion euro në Kosovë, e që poashtu siç edhe me shumë Fonde tjera të shpenzuara pa plan, rezultatet kanë qenë minimale për të mos thënë edhe me efekte negative. Natyrisht duke qenë pa legjitimitet e njëkohësisht edhe pakurriz qeveria ilegale vazhdon të kapet për fije të kalbura për të shpëtuar e mbuluar konfliktet e përplasjet për zyra e karrige.’’, thotë ai.

‘’Këto fjali që lëshohen e informata KOTI, qytetarët i kanë dëgjuar që 20 vite dhe nuk ju besojnë, e tash më kjo është arsyeja që mbi 230 mijë qytetarë kanë nënshkruar për zgjedhjet e reja për të përfunduar qeverinë e Thaçit.’’, përfundon ai. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT