Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvedosje ka akuzuar dy partitë opozitare Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, meqë sipas tij dy anëtarët e këtyre subjekteve sot nuk kanë marrë pjesë në takimin për dëgjimin e ambasadorëve në vende të ndryshme, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij Ariana Shoshi dhe Time Kadriaj kanë pamundësuar mbajtjen e këtij takimi.

Abazi ka thënë se ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve të Kosovës në vende të ndryshme të botës.

Reagimi i plotë:

Sot ka qenë e paraparë të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme.
Present në takim kanë qenë:
Adelina Grainca
Bahrim Shabani
Dimal Basha
Fitore Pacolli
Haki Abazi
Ariana Shoshi nga PDK dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për nje datë tjetër. Ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve.
Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit.