Hajvalia e ka fituar derbin përball Trepçës ’89, edhe atë me rezultat bindës, 4:2. Mitrovicasit shënuan njëherë në portën e tyre, kurse nga një gol tjetër për Hajvalinë e realizuan Zeneli, Prekazi e Guraziu.
Për 89-shin shënuan Lushtaku e Hyseni. Por, nga minuta e 54 ka luajtur pa Drilon Musajn e përjashtuar. Mitrovicasit e kanë humbur edhe një penalti.
Ndërkohë, Prishtina e ka shënuar fitoren e tretë reshtë. Bardhekaltrit triumfuan si mysafirë të Ferizajt, me rezultat minimal, 0:1. Golin e vetëm e ka shënuar Kuaj.
Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Kosovës (V) ka përfunduar pa fitues e pa gola.
Me rezultat të bardh është mbyll edhe takimi në mes Dritës e Istogut. Mysafirët luajtën gjatë pa një lojtarë, që iu përjashtua me karton të kuq.
- Advertisement -