Hajredin Kuçi propozon jashtëligjshëm anëtarë për Komisionin e Provimit të Jurispodencës

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka treguar se Ministri Hajredin Kuçi ka propozuar në mënyrë të jashtëligjshme kandidatë për Komisionin e Provimit të Jurispodencës.

Sipas saj, kandidatët e propozuar në këtë komision nuk e kanë të kryer as ata provimin e jurispodencës që kërkohet me ligj.

Lexojeni të plotë reagimin e deputetes

Për shkak se shumë kandidatë po pyesin dhe janë të shqetësuar për mos organizimin e provimit të jurisprudencës, si Kryetare e Komisionit për Legjislacion po e shoh të nevojshme të jap disa sqarime.

Me datën 2 mars të këtij viti, Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar emrat për anetarë të Komisionit për provimin e jurisprudencës, të sjellë nga Ministria e Drejtesise!
Këto propozime kanë qenë në shpërputhje me Ligjin per provimin e Jurisprudences, kësisoji Komisioni i’a ka kthyer emrat Ministrise se Drejtesise dhe i ka dhene afat 1 javë për t’i sjelle propozimet në perputhje me Ligjin!
Po bëhen gati 2 muaj dhe deri me tani Ministria e Drejtesise nuk ka sjelle propozime te tjera duke pamundesuar kështu organizimin e provimit te jurisprudences.
Pra per gjithe kete pergjegjese eshte Ministria ne krye me Hajredin Kuçin!

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT