Mesfushori i Dortmundit, Ilkai Gyndogan, raportohet se tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij. Sipas medieve angleze dhe atyre gjermane, turko-gjermani ka një marrëveshje me Mançester Junajtidin dhe nga sezoni do t’u bashkohet “Djajve të Kuq”. Marrëveshja mes Junajtidit dhe lojtarit ekziston, por klubi anglez tani duhet të bindë drejtuesit e Dortmundit. Oferta e parë e ish-kampionëve të Anglisë për gjermanët pritet të jetë 20 milionë paundë, ndërsa nëse ajo nuk pranohet, atëherë mund të përfshihet ndonjë lojtar në pjesë të marrëveshjes.
- Advertisement -