Guardiola: Vështirë edhe ndaj Portos

 

Trajneri i Bayrenit, Pep Guardiola, nuk e nënvelrësuar Porton, duke thënë se Porto është një ekip i madh, të fortë fizikisht dhe të shpejt në sulm.
“Shorti është short dhe të gjitha ekipet kanë një cilësi të veçantë. Porto dhe Shakhtar kanë qenë në të njëjtin grup, kështu që ne kemi shikuar tashmë disa nga ndeshjet e tyre. Porto ka një ekip të madh dhe një stadium të bukur. Ata janë shumë të fortë fizikisht dhe një sulm me ritëm të shpejtë, por në çerekfinale nuk mund të presim një ndeshje të lehtë”, ka thënë Guardiola.
Porto-Bayern luhet në datat 15 dhe 21 prill.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT