Guardiola: Schweini te United? Unë ja kam thënë këto fjalë

Pep Guardiola është shfaqur sot në një konferencë ku ka folur për të ardhmen e Bastian Schweinsteiger. Trajneri i Bayern Munchen ka thënë se është koha që Schweinsteiger të vendosë për të ardhmen e tij dhe se ai i ka thënë se duhet ta bëjë këtë.

“E vërteta është se unë planifikoj ta kem Schweinin në skuadër. Atë po e kërkon Manchester United, ai e di këtë dhe ne e dimë këtë. Unë i thashë atij se është i pjekur dhe duhet të vendosë që tani. Ai e di mirë se çfarë veprimesh bën dhe se tani është koha që të jap fjalën e fundit” ka thënë Guardiola.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT