Guardiola ofron dy lojtar për Di Marian

Bayern Munih ditë më parë ka nisur stërvitjet për sezonin e ri, dhe mision i Bayernit me në krye Pep Guardiolën është tripleta dhe mbi të gjitha triumfi në Ligën e Kampionëve.

Për këtë qëllim bavarezët kanë shpenzuar 35 milion euro për transferimin e sulmuesit brazilian Daglas Costan por synimi kryesor i kësaj mercatoje vere te bavarezët është transferimi i mesfushorit të Manchester United, Angel Di Maria.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Guardiola është i gatshëm të sakrifikoj Tomas Myllerin dhe Arjen Robbenin në formë shkëmbimi për argjentinasin./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT