Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka lavdëruar Lionel Messin dhe ka paralajmëruar ekipin e tij që të ketë kujdes nga ylli i Barcelonës, pasi sipas spanjollit, ai është i pandalshëm.
Në konferencën për medie të mbajtur një ditë para takimit me Barcelonën, Guardiola ka theksuar se Messi mund t’i shkaktojë probleme të madha mbrojtjes gjermane.
“Nëse Messi është në top-formë, asnjë mbrojtje nuk mund ta ndalë atë. Nuk ka sistem që e ndal Messin, ai është shumë i mirë”, ka thënë Guardiola.
“Ne duhet të provojmë bllokimin e tij në një mënyrë tjetër – që të mos pranojë top, por prapëseprapë ju nuk mund ta ndalni atë”.
- Advertisement -