Guardiola: Nojer kishte nevojë për pushim

 

Dje në duel me Werderin, në porten e Bayernit mbronte portieri i dytë i bavarezve, Pepe Reina.
Pas takimit Pep Guardiola ka sqaruar vendimin e tij që në bankë rezervë la Manuel Nojerin.
“Ne dëshironim t’i jepnim Neuerit pak pushim, pasi kishte nevojë. Kjo është arsye që i besova Reinas. Pepe Rina është një lojtar me përvojë dhe këtë e dëshmoi edhe kundër Bremenit”, ka deklaruar Guardiola.
Me paraqitjen e tij Pepe Reina bëhet portieri i parë që ka mbrojtur në katër ligat më të forta në botë: La Liga, Premier League, Seria A dhe Bundesligë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT