Guardiola e cilëson si të veçantë dhe emocionuese ndeshjen ndaj Barcelonës

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola thotë se do të jetë shumë e veçantë që të luajë kundër ish-skudrës së tij, Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Edhe gjatë kohës sa ishte tek Bayern Munich, Guardiola u përball me ish-ekipin e tij, Barcelonën, por tani ai thotë se do të jetë një përballje më normale.

“Nuk mund të mohoj diçka që është shumë e veçantë për mua që të rikthehem te Barcelona. Unë u rrita dhe kalova pjesën më të madhe të jetës këtu”, deklaroi fillimisht Guardiola.

Tutje, trajneri katalunas ka theksuar se emocionet janë të pranishme pasi i njeh njerëzit, klubin dhe atë qytet.

“I njoh njerëzit, klubin, qytetin, mediat, futbollistët dhe emocione ka, por kjo ndodhi edhe gjatë kohës te Bayerni”, përfundoi trajneri spanjoll.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT