Grupi i tifozërisë “Torcida” aksion pastrimi në këtë pjesë të qytetit [Foto]

Grupi i tifozërisë së qytetit të Mitrovicës, “Torcida”, ka ndërmarrë sot një aksion për pastrimin e shetitorës Key, tek Ura kryesore e lumit Ibër.

Përmes një statusi në Facebook thuhet  se senzibilizimi i aksionit të sotëm duhet të vazhdojë, ashtu siç po vazhdojnë raportimet e qytetarëve për krijimin e deponive ilegale.

“Raportimi dhe ofrimi i shërbimeve publike është çështje e autoriteteve përkatëse, pasi që paguhen me taksat tona, por vullnetarizmi i qytetarëve i tejkalon premisat e vendosura nga autoritetet dhe legjitimitetin e tyre”, thuhet në njoftim./Indeksonline/