Gruevski nuk i del në fjalë Putinit, dështon gezsjellësi “Rrjedha Turke”

Shanset për realizimin e projektit “Rrjedha Turke”, po bëhen edhe më të vogla nga momenti kur Maqedonia ka bërë të ditur se do të merr pjesë në këtë gazsjellës, vetëm pas marrëveshjes Rusi-BE.
Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, se Shkupi do ta mbështes këtë gazsjellës vetëm pas marrëveshjes Rusi-BE e ka devalvuar argumentin kryesor të Moskës se Perëndimi është duke provokuar në këtë shtet një revolucion, shkruajnë mediat ruse.

Gjatë vizitës së ministrit të jashtëm rus në Beograd, Sergey Lavrov “vetëm sa nuk e kishte akuzuar perëndimin në mënyrë direkte për përgatitjen e një revolucioni” në Maqedoni, ndërsa më vonë, në këshillin federal rus, kishte deklaruar se “ngjarjet në Maqedoni po menaxhohen nga jashtë”, transmeton lajmi.net.

Edicioni në internet i gazetës ruse Vzgljad, shkruan se Gruevski, i cili më parë kishte përkrahur “Rrjedhën Turke” dhe më pas flet për nevojën e harmonizimit të politikave me BE-në dhe bën lëshime në Bruksel, sillet si ish presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovic, i cili në fund i humbi të gjitha.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT