Gruaja vendos kamerë të fshehtë për ta dëshmuar dhunën, burri kapet duke e rrahur brutalisht

Ngjarja ka ndodhur në Goias, Brazil. Sinzimbra, që është avokate, tha se i dashuri i saj ishte nervozuar pasi ajo la dhuratë në një lokal që e vizituan bashkë me shoqëri po atë ditë.

Ajo e ka fshehur kamerën në telefonin e vendosur në dhomë gjatë diskutimit të ashpër që kishin, ku avokatja i kërkonte të largohej, transmeton Gazeta Express. Në atë moment, ai e rrahu keq.

I dyshuari, me të cilin Luciana është në lidhje tash e 3 vjet, nuk u arrestua, por nuk ka të drejtë t’i afrohet asaj gjatë hetimeve që po zhvillohen.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT