Gruaja që jeton pa para prej 20 vitesh

Historia e saj filloi 22 vite më parë, kur ishte mësuese në një shkollë fillore. Pas një martese të vështirë, ajo mori dy fëmijët e saj dhe u shpërngul për në qytetin e Dortmundit.
Një nga gjërat e para që ajo vuri re ishte numri i madh i të pastrehëve, gjë që e shokoi aq shumë sa që vendosi të bëjë diçka.

Heidemarie Schwermer besonte se të pastrehët nuk kanë nevojë për para për t’u pranuar përsëri në shoqëri, por e gjitha çfarë u duhet atyre është një shans për t’u bërë më të dobishëm, kështu që ajo hapi një dyqan shkëmbimesh të quajtur “Gib und Nimm” (Jep dhe merr).

Ndërmarrja e saj e vogël ishte vendi ku çdokush mund të tregtonte gjëra, pa nevojën e një monedhe të vetme apo kartëmonedhe.

Rrobat e vjetra mund të tregtoheshin në këmbim të aparateve të kuzhinës, ndërsa shërbimet e makinave jepeshin në këmbim të shërbimeve hidraulike.

Ideja nuk u pëlqye shumë nga banorët e Dortmundit, sepse siç edhe i kishin thënë asaj, ata nuk mendonin se një grua e arsimuar e klasës së mesme mund të rregullojë gjendjen e tyre.

Kështu, dyqani i saj ishte sulmuar shumë herë nga njerëz të ndryshëm të papunë. Pas shumë problemeve, ajo e mbylli dyqanin e saj dhe filloi të punojë si pjatalarëse për 10 marka në orë.

Dhe pavarësisht se ajo kishte studiuar dhe ishte mirë profesionalisht, përsëri ndihej mirë me punën që bënte. Kështu, në vitin 1996 ajo morri vendimin më të madh në jetën e saj: Të jetonte pa para.

Ishte një eksperiment 12-mujor i saj, por ajo e pëlqeu jetesën pa para aq shumë sa që nuk mundi të heqë dorë prej saj.

20 vjet më vonë, ajo ende jeton sipas parimeve të “Gib und Nimm”. Ajo ka shkruar dy libra për eksperiencën e saj dhe u ka thënë botuesve që t’i dhurojnë paratë e fituara nga libri për bamirësi.

Të gjitha sendet e saj përshtaten në një valixhe të vetme dhe në një çantë shpine, ajo ka kursime emergjente dhe çdo para tjetër që i vjen në dorë ajo e dhuron.

 Heidemarie Schwermer nuk ka sigurim shëndetësor pasi nuk dëshiron të akuzohet se po e vjedhë shtetin, duke thënë se mbështetet në fuqinë vetë-shëruese sa herë që të sëmuret.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT