Gruaja me prejardhje shqiptare propozohet për kryeministre në Liban

Ghada Arnaut tërhoqi vëmendjen me kandidaturën e saj për postin e kryeministrit në Liban. Ajo është një emër i njohur jo vetëm në Liban por dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, e cila prej vitesh është zhvendosur në Kanada.

Ghada ka pranuar se është më origjinë shqiptare dhe mbiemri i saj Arnauti tregon edhe më shumë për origjinën e saj. Ajo tregoi se shqiptarët u zhvendosën në Liban në kohën e otomanëve.

“Në fakt nuk mendoj se do të bëhem një kryeministre për një vend të vështirë dhe të komplikuar si Libani. Por Këshilli i njerëzve të Libanit më bënë një kandidate për zgjedhjet pas revolucionit në Liban, por për shkak të situatës ishte shumë e vështirë për të vazhduar në këtë mënyrë. Në fakt jam gazetare dhe shkruaj shumë artikuj politik dhe jam në brendësi të jetës politike por tani kam projektin tim personal i cili lidhet me kulturën, poezinë dhe shkruaj poezi.”, u shpreh ajo. Më tej, ajo tregoi se ka shumë miq dhe kushërinj shqiptarë, me të cilat mban kontakte ndërsa shtoi më tej se dëshiron shumë ta vizitojë Shqipërinë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT