Gruaja kosovare bën për spital burrin, më pas largohet nga shtëpia

Dje në Prizren ka ndodhur një dhunë familjare.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, theksohet se një grua e ka rrahur burrin e saj e më pas është larguar nga shtëpia, në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Sipas PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.3

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com