Në qytetin, Puta Cana në Republikën Dominikane një turiste me nacionalitet rus ka vdekur në vend pas një incidenti që ka pësuar kur e ka goditur një shtyllë përderisa po vozitej.
Ajo e ka hapur dritaren e veturës dhe e zhveshur në pjesën e lartë ka dal me trup jashtë, dhe ka nisur të bëjë gjeste të pahijshme. Në momentin që është shtrirë pak më shumë ajo nuk ka arritur ta vërejë se po i afrohej një shtylle të shenjave të trafikut dhe me t’u afruar e godet atë duke e mbytur në vend, shkruan gazetablic.
As drejtuesi/ja veturës nuk ka arritur ta shoh këtë shtyllë e ta ngadalësoj shpejtësinë, sepse pamjet e publikuara e tregojnë atë duke mbajtur telefonin drejt të ndjerës.
Policia e ka konfirmuar vdekjen e saj dhe ajo është identifikuar si Natalia Borodina, 35 vjeçe.
Pamjet nuk janë publikuar pasi janë mjaftë të rënda.