Gruaja 30 vjet pas ndarjes merr pasurinë nga burri

Një grua, martesa e të cilës kishte përfunduar para 3o vjetëve, ka fituar të drejtën që të kërkojë gjysmën e pasurisë nga ish-burri i saj, dikur një turist, tani një biznesmen miliarder.

Kathleen Wyatt ka fituar të drejtën nga gjykata superme që të kërkojë gjysmën e pasurisë nga Dale Vince, i cili ka themeluar dhe drejton kompaninë e energjisë së gjelbër “Ecotricity”.

Wyatt, 55-vjeçare, e cila solli në jetë djalin e Vincet në vitin 1983, jeton në Monmouth dhe është duke kërkuar 1.9 milionë funte nga ish-burri i saj që llogaritet të ketë një pasuri prej 57 milionë funteve.

Çifti u njoftua në vitin 1981, kur ajo ishte 21-vjeçare dhe ai 19. Ata u martuan më vonë gjatë atij viti. Wyatt në atë kohë kishte edhe një fëmijë nga një lidhje e mëparshme. Vince kishte pranuar djalin e saj në familje.

Si arsye për të marrë 1.9 milionë funte, Wyatt e ka përmendur kohën kur ai ishte larg shtëpisë dhe nuk ka ndihmuar në financimin e fëmijës së tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT