Greqia në udhëkryq, FMN-ja braktis bisedimet e borxhit

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka braktisur bisedimet e borxhit me Greqinë. Të paktën kështu raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Delegacioni i FMN-së ka braktisur bisedimet me delegacionin helen dhe shkak janë bërë qëndrimet totalisht të kundërta të palëve sa i përket borxhit të Athinës ndaj Trojkës.

“Ka dallime të mëdha në qëndrimet tonë në shumicën e çështjeve kryesore. Nuk ka pasur asnjë përparim për përafrimin e këtyre dallimeve kohët e fundit. Kjo do të thotë që jemi shumë larg një marrëveshje”, tha zëdhënësi i FMN-së Gerry Rasj për “Reuters”.

Vetëm një ditë më parë, gjatë takimit me kryeministrin grek Aleksis Cipras kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje homologut të saj që të mos luaj kumar me të ardhmen e vendit të tij, por të marrë vendimet e nevojshme për të shmangur falimentimin e vendit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT