Greqia në falimentim, Finlanda nuk dëshiron marrëveshje me Greqinë

Parlamenti finlandez, mes përpjekjeve të shumta të ministrave të Eurozonës për ta zgjidhur problemin me Greqinë, së fundmi ka dhënë shenja se është kundër marrëveshjeve të reja me Greqinë dhe kreditimin e saj të mëtutjeshëm.

Sipas transmetuesit publik finlandez, Yle, partia e dytë më e madhe në Finlandë, Partia Finlandeze, po e shtynë përpara idenë e “Greksitit”, duke kërcënuar se po që se Finlanda e mbështet kreditimin e Greqisë, ata do ta rrëzojnë qeverinë finlandeze.

Sistemi parlamentar finlandez përcakton se një grup i caktuar i deputetëve i quajtur “Komiteti i Madh”, është i ngarkuar me dhënien e mandatit ndaj qeverisë për negociimin e kreditimit të Greqisë.

Ndërkaq, bisedimet në Bruksel pritet të rifillojnë gjatë ditës së sotme, pasi ministrat e Eurozonës dështuan që të arrijnë një marrëveshje mbi propozimet e Greqisë. /Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT