Grenell për Kurtin: Ai do jetë përsëri kundër Joe Biden, me të vërtetë është anti-Amerikë

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përsëri ka reaguar lidhur me qasjen e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit ndaj politikave amerikane.

Ai ka përsëritur qëndrimet e tij, se Kurti është antiamerikan, derisa ka listuar disa arsye që sipas tij, një gjë e tillë qëndron, njofton Klan Kosova.

”Albin Kurti ishte kundër Bill Clinton në Rambuje.

Kurti ishte kundër George Bush në Vjenë.

Kurti ishte kundër Barack Obama dhe Joe Biden për Demarkacionin.

Kurti ishte kundër Donald Trump për Normalizimin Ekonomik.

Ai do të jetë përsëri kundër Joe Biden.

Ai është me të vërtetë anti-Amerikë”.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT