Grenell në selinë e Vetëvendosjes për takim me Albin Kurtin

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett kanë arritur në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ku për pak pritet që të takohen me të parin e kësaj partie, Albin Kurtin, raporton Front Online.

Takimi po mbahet pa praninë e mediave, derisa, është thënë se do të deklarohen pas përfundimit të takimit.

Grenell ka arritur mbrëmë në Kosovë, me që rast është takuar fillimisht me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.

Sot ndërkaq ka të planifikuar nga ora 11:30 takim edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT