Grenell: Këtë pyetje ia bëra Albin Kurtit, dhe do t’ia bëjë secilin politikan në Kosovë

I dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell në një adresim para mediave, ka thënë se Kosova duhet ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Duke fol për kompromisin ndërmjet palëve, Grenell ka thënë se edhe Serbia do të duhet të ndal lobimin kundër pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se pyetjen nëse qeveria do ta heqë taksën, ia ka bërë Kurtit “dhe do t’ia bëjë secilit politikan tjetër këtu [në Kosovë]”.

“E pyeta z. Kurti, dhe do ta pyes çdo politikan këtu që është shumë e rëndësishme që taksa 100 për qind duhet të hiqet. Është diçka që duhet të hiqet dhe po ashtu në Serbi duhet të hiqet lobimi kundër njohjeve të Kosovës”, ka thënë Grenell pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Grenell ka arritur mbrëmë në Kosovë, me që rast është takuar fillimisht me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.

Sot ndërkaq ka të planifikuar nga ora 11:30 takim edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafën./Insajderi.com

- Advertisement -

MË TË FUNDIT