Grekët votojnë për JO në referendum

Në Greqi në orën 19 janë mbyllur vendet zgjedhore dhe rezultatet e para tregojnë se shumica e grekëve kanë votuar në referendum për Jo.

Sipas rezultateve preliminare të referendumit në Greqi, 49 përqind të grekëve kanë votuar kundër për zgjidhjen e krizës ekonomike të cilën e kanë vendosur kreditorët e huaj.
Disa minuta pas përfundimit të referendumit në Greqi mediat lokale kanë publikuar rezultatet ku sipas tyre grekët votuan kundër.

Televizioni Alfa raporton se kundër marrëveshjes kanë votuar mbi 49 përqind.
Zëdhënësi i Syrizas tha se tani qeveria mund të lëvizë për marrëveshje të reja me kreditorët e huaj siç ishte njoftuar më parë nga Ministri i Financave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT