Të lodhura nga ngacmimet seksuale që po ua bëjnë në rrugë, gratë në Afrikë përkatësisht në Kenia kanë gjetur një mënyrë për t’u bashkuar dhe bashkërisht t’i shkruajnë përvojat e tyre në rrugë me anë të shkumësit duke vënë në pah natyrën e ngacmimit seksual.

“Ngacmimi në rrugë ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime”, thotë Zubeida Yusuf

Por me kalimin e kohës, Znj. Yusuf ka mësuar të luftojë dhe t’i ndihmojë gratë e tjera në Kenia ta ngrisin zërin e tyre kundër ngacmimeve seksuale mirëpo tregon se ka situata kur disa gra thonë se ndjehen të pafuqishme të flasin.

“Në ditët e sotme, kur burrat më fyejnë, unë ndalem dhe i pyes, pse po më fyen. Sidoqoftë, për vajzat e reja  mund të jetë më e vështirë, “thotë ajo.

Kështu duke përdorur shkumësa, Zonja Yusuf së bashku me vajzat dhe gratë po shkruajnë përvojat e tyre të ngacmimeve në rrugë, ato shpresojnë se me këtë fushatë do të rritet diskutimi rreth natyrës së dëmshme të ngacmimeve seksuale.

Kjo është arsyeja pse fushatat si këto janë të rëndësishme. Ne t’iu tregojmë njerëzve se nuk është mirë të flasim me gratë duke i ngacmuar ato me fjalë, tallje apo flirtim.