Ky edicion po konsiderohet si më i suksesshmi në karrierën e deritanishme të Granit Xhakës, i cili është bërë emër i madh në futbollin evropianë, nëpërmjet super-paraqitjeve të tij në Bundesligë me Borussia, Monchengladbachun, shkruan Zëri. Ylli kosovar e ka zbuluar çelësin e këtij suksesi të jashtëzakonshëm të tij, që ndërlidhet me thënien e Naim Frashërit: Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë!
“Duhet të kesh besim të madh, por besimi nuk vjen nga qielli, por duhet ta fitosh me punë dhe angazhim. Një orë, një ditë, një javë dhe një vit punë pa ndërprerë, sigurisht se pastaj vijnë frytet e asaj pune”, ka deklaruar Xhaka, i cili e ka tërheq vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane. Por, klubi aktual i tij nuk e ka ndërmend ta shes kartonin e kosovarit, pa fituar jashtëzakonisht shumë prej tij.