Granit Xhaka është akoma i nervozuar, nuk i intereson fare për kërkesat e klubit!

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka deri më tani ka refuzuar kërkesën e klubit për të kërkuar falje për tifozët, pasi u tha mbështetësve ‘F *** off’ gjatë barazimit të së dielës kundër Crystal Palace.

Sipas The Sun, Emery foli me Xhaka në telefon të hënën në lidhje me incidentin dhe klubi ka kërkuar që ai të bëjë një falje publike, megjithatë mesfushori nuk e ka bërë akoma një gjë të tillë, përcjell GazetaBlic.

Xhaka u kritikua shumë për sjelljen e tij, megjithëse thuhet se ai ende ka mbështetje brenda skuadrës së Arsenalit të cilët ishin ‘tmerruar’ nga mënyra sesi u trajtua nga tifozët në Emirates.

Ndërsa Xhaka akoma mund të bëjë një deklaratë për tifozët, nuk do ta shpëtojë atë nga një gjobë e rëndë.

Sipas The Times, mesfushori pritet të sanksionohet pasi Emery u takua me drejtorin teknik Edu për të diskutuar dënimin.

Emery pritet që sot të bëjë publik vendimin e tij për dënimin ndaj Xhakës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT