Grabovci kërkon falje publike për përgjimet, thotë se familja e tij po terrorizohet qe një muaj

“Zoti Paçaku iu drejtohem juve dhe të gjithë te tjerëve të cilët janë objekt i këtyre bisedave, unë dhe familja ime jemi duke kaluar çaste shumë të vështira të terrorit. Të gjitha angazhimet e mia kanë qenë gjithnjë të sinqerta, do të vazhdoj t’iu jap ndihmë dhe përkrahje si një bashkështetas i juaj, si një mik dhe vëlla i juaj. Nuk besoj që ju po i përjetoni më rëndë se unë”

Kjo ka qenë falja që deputeti Adem Grabovci i ka drejtuar deputetit të komunitetit RAE Kujtim Paçakut, pasi ky i fundit i kërkoi atij që të kërkojë falje publike për fyerjet që ai i bëri këtij komuniteti gjatë bisedave që po publikohen në media.

Ai me këtë rast ai iu ka drejtuar edhe publikut të gjerë.

“Unë iu kërkoj sinqerisht falje nga zemra dhe shpirti im për këtë që po ndodh. Nuk besoj që në një shtet të Evropës për një muaj rresht të terrorizohet një njëri dhe një familje e tërë për disa biseda private. Ato kanë qenë momente të dobësisë, jemi njerëz të gjithë. Iu kërkoj falje të gjithë atyre të cilët e ndien vetën të fyer nga këto biseda. Ndërsa pjesën tjetër ia kam lanë drejtësisë, sepse besoj në të”, ka thënë Grabovci.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT