Grabitje në termocentralin “Kosova A’, sulmuan arkatarin dhe ia morën 600 euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në termocentralin “Kosova A” në Obiliq mbrëmjen e sotme.

Dy persona të armatosur, njëri me revole e tjetri me thikë kanë sulmuar dhe ia kanë grabitur 600 euro arkatarit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur, Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Sot, më 14.12.2019, në ora 18:11, policia është njoftuar për një grabitje tek ‘Kosova A’-Obiliq. Policia ka kontaktuar me ankuesin (arkatar) i cili deklaron  se dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me revole dhe tjetrin me një thikë, e kanë sulmuar dhe i kanë grabitur 600€.  Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka iniciuar rastin”, tha Krasniqi./GazetaSinjali/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT