Grabitje në Mitrovicë në rrugën “Mbretëresha Teutë”

Dje në Mitrovicë është raportuar për një grabitje në rrugën “Mbretëresha Teutë”. Grabitja ka ndodhur në një Zyrë për Shërbime  e Transferim Parash, ku kishin hyrë dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës nga viktima kanë marrë 4000 euro.
Një rast ‘Grabitje’ është raportuar  në paraditen e ditës së djeshme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku policia me urgjencë i është përgjigjur informacionit të pranuar përmes telefonit nga ana e viktimës, të raportuar rreth orës 9:00, të datës 12 mars 2015.
Sipas viktimës mashkull shqiptar 31 vjeçar, i cili ndodhej në vendin e tij të punës,  në Zyrën për Shërbime  e Transferim Parash, brenda në zyrë kishin hyrë dy persona të maskuar, ku nën kërcënimin e armës nga viktima kanë marrë kasafortën me një shumë të hollash prej 4000 eurosh, e më pas  dy të dyshuarit kishin ikur në drejtim të panjohur për viktimën.
 Si pasojë e ballafaqimit me të dyshuarit viktima ka pësuar lëndime  trupore.
Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitë policore dhe hetuesit rajonalë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, si dhe të mbledhjes së çdo informacioni  në lidhje me rastin e grabitjes.
Deri më tani  hetuesit kanë intervistuar dy persona  në  lidhje me veprën penale, ‘grabitje’.
Dy të  intervistuarit pas proceduarave me urdhër të prokurorit janë liruar.
Rasti po vazhdon të hetohet edhe më tej drejt zbardhjes së plotë të veprës penale dhe kryesve të saj. Thuhet në komunikatë për media nga Zyrtari për informim publik i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT