Grabitet me armë vetura që po barte paratë e Qendrës Tregtare

Makina e një kompanie ‘Security’ u grabit sot nën kërcënimin e armëve, në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:12, në rrugën dytësore të autostradës.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se, objekt sulmi është bëra makina e rojës së sigurisë të “QTU”-së, e cila transportonte një sasi parash të qendrës tregtare.

Në mjet ndodheshin dy punonjës, të cilët u sulmuan nga tre persona të armatosur. Këta të fundit përmes një plani të menduar më herët, i prenë rrugën makinës së sigurisë në rrugën dytësore.

Menjëherë pasi kanë marrë paratë grabitësit kanë braktisur makinën e tyre në afërsi të Vorës dhe e kanë djegur atë. Ende nuk dihet shuma e parave të grabitur, ndërsa policia ka nisur hetimet për të indentifikuar autorët e ngjarjes.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT