Grabitet marketi në këtë komunë, autori me maskë dhe i armatosur

Një market në rrugen e Shtrausit në Lezhë është grabitur, nga një person i maskuar dhe i armatosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së mërkurës, ndërsa shumë e parave të grabitura është 300 mijë lekë të vjetra.

Sipas burimeve, grabitësi ka qenë duke lëvizur në këmbë në trotuar, kur ka hyrë brenda marketit dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar shitësit që ti japë shumën e parave që kishte në kasafortë.

Nga frika shitësi nuk ka bërë rezistencë, por është detyruar që ti japë grabitesit leket që kishte në kasafortë.

Pasi ka marrë sasinë e parave, autori është larguar në këmbë përmes pallateve aty pranë. Policia e cila u njoftua për ngjarjen u vu mënjeherë në ndjekje të autorit por pa mundur që ta identifikojë dhe arrestojë atë.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në komisariat 8 përsona të cilët po merren në pyetje për ngjarjen.

Policia pritet të sekuestrojë kamerat e sigurisë të marketit, të cilat mendohet se kanë filmuar momentin e grabitjes.