Mesditën e sotme makina e një kompanie sigurie është grabitur në autostradën Tiranë-Durrës.

Mediat raportojnë se është grabitur makina e “Security Spartan”.
Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i Megateg.

Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megategut”.

Nuk dihet se cila ka qenë shuma e parave që janë marrë brenda makinës së blinduar.