Telefoni i ri nga Google, Nexus 6P, i cili ka qenë I disponueshëm deri më tani vetëm për tregun e SHBA-ve, ka mbërritur edhe në disa shtete evropiane
Bëhet e ditur se Nexus 6P po shitet aktualisht në dyqanin në internet të Google-it në disa shtete të ndryshme evropiane, si Gjermani, Spanjë, Francë, Holandë, Portugali dhe shtete të tjera që përdorin euron si monedhë zyrtare.
Çmimet fillojnë nga 649 euro për modelin me 32GB hapësirë të brendshme, dhe shkojnë deri në 799 euro për modelin me 128GB hapësirë..
- Advertisement -