Google këtë vit me dy modele të reja Nexus

Çdo vit Google rekruton partner për ta ndihmuar atë në krijimin e pajisjeve të reja Nexus. Deri më tani kjo kompani ka bashkpunuar me HTC, Samsung, LG, Motorola dhe Asus. Produkti më i fundit Nexus i Google ka ardhur në bashkpunim me Motorola dhe është quajtur Nexus 6.
Një raport i ri i zbuluar në uebfaqen e njohur kineze Weibo ka zbuluar se Google mund të jetë duke bashkpunuar me dy prodhues kinez për krijimin e dy pajisjeve të reja Nexus që Google ka planifikuar të lançojë gjatë këtij viti, raporton Pc World Albanian.
Ky burim sugjeron se Google do të sjellë një model të nivelit të lartë Nexus 7 në bashkpunim me LG dhe një Nexus 7 të nivelit mesatar i ndihmuar nga një prodhues kinez. Ka të ngjarë që këto pajisje të përdorin linjën e proçesorëve Hisilcon Kirin të Huawei. Kjo do të thotë që partneri tjetër i Google pritet të jetë Huawei. Deri më tani e gjitha kjo është një spekullim por informacioni i publikuar nga Weibo duket se ka vërtetësi në përbërje të tij. Nëqoftëse ky lajm rezulton të jetë i vërtetë smartfoni Nexus 7 pritet të lançohet brenda këtij viti. Por Google ka tashmë një tablet Nexus 7 ndaj pritet që të shohim një emërtim të ri mbi këtë smartfon.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT