Google ka një plan për shpejtimin e internetit në celular

Google ka një plan të ri për të shpejtuar internetin në celular. Sot, kompania njoftoi një vrojtim teknik për një sistem të quajtur Accelerated Mobile Pages (or AMP), i projektuar për të luftuar shumë nga faktorët që ngadalësojnë faqet e internetit në celular.

Google ka qenë duke punuar me një numër të botuesve mbi sistemin, përfshirë The Guardian, The Washington Post, BuzzFeed, dhe Vox Media. Sistemi është në dispozicion në një link duke klikuar këtu.

Pas ditës së sotme, rezultati i kësaj pune do të jenë në dispozicion në GitHub. Nëse sistemi funksionon, përdoruesit do të mund të shohin ngarkimin e faqeve më lehtë, më shpejt në celularë, si rezultat i kësaj. “Ne jemi këtu sepse e duam internetin dhe ne e ndjejmë  se mund të jetë më e mirë se sa është,” tha Riçard Gingras, kreu i Google News. /techsot/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT