Google drejt revolucionit, a do t’i bashkohet Android-it ?

Një revolucion i Google që shkon drejt një sistemi operativ universal, si për celularët dhe për kompjuterët. Ajo që do t’i udhëheqë të gjitha është Android, që për momentin është në lupën e Antitrust BE.

Sipas Wall Street Journal, shoqëria brenda 2017 mund të bashkohet brenda një ambienti teknologjik, ChromeOS dhe Android në fund të realizojë një ekosistem unik.

Sipas medias amerikane, Chrome do të vijë së bashku me Android, që është sistemi operativ më i përdorur në botë. Për Strategic Analytics, Android është në 85% të smartphone-ëve. Ndërsa ChromeOS, sipas të dhënave të shoqërisë Idc, është në bordin e vetëm 3% të kompjuterave të Google, Chromebook.

Vendosja e një sistemi operativ unik, përveçse është një ëndërr dhe një thjeshtim për shumë përdorues, ka dhe një natyrë të fortë tregtare. Në fakt, kombinimi i të dy sistemeve operative do të thotë një përhapje të sistemit Android edhe në lap top e kompjuter, me një mbështetje direkte të Google Play Store.

Prej disa muajsh sistemi operativ Android është në lupën e Antritrust BE për abuzim me pozicionin dominues. /sot-news/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT