Google ka pasur një sukses shumë të mirë me telefonin e saj Pixel në këtë vit, dhe pritet që të konkurrojë direkt me iPhone 7, kurse në 2017 pritet që të vazhdojë edhe më mirë shitja e tij.
Kompania e shërbimeve financiare, Morgan Stanley beson se dy telefonat e Google, Pixel dhe Pixel XL pritet që të shiten në rreth 5-6 milionë njësi në vitin 2017, që sjell të ardhura rreth 3.8 miliardë dollarë, raporton GSMArena.
Morgan Stanley thotë se Pixel do të shesë 3 milionë njësi në tre mujorin e fundit të 2016, me 2 miliardë dollarë të ardhura.
Kjo nuk është as afër asaj që ka shitur Iphone. Në këtë vit Apple ka të ardhura rreth 137 miliardë dollarë, kurse ka shitur 212 milionë njësi të iPhoneve.
Apple pritet që të shesë 45.5 milionë njësi të iPhone dhe të përfitojë 28 miliardë dollarë gjatë tre mujorit të fundit të 2016.
- Advertisement -