Goodbye Arsenal (video)

Arsenal edhe pse fitoi është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Skuadra Angleze zhvilloj një paraqitje shumë të mirë por që nuk i ndihmoj rezultati 0:2.

Ndeshjen e parë në Emirates Stadium, i pati takuar Monakos, 1:3.
golin e parë e shënoi Oliver Giroud në minutën e 36’, për epërsinë e parë të Arsenalit. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Topgjinjtë golin e dytë dhe të shpresës për kualifikim, e shënuan në minutën e 79’, me anë të Ramsey.

Deri në fund të ndeshjes, Arsenali sulmoi vazhdimisht por nuk mundi që të shënoi edhe golin e tretë dhe të kualifikimit. Këtu merr fund aventura e Arsenalit në Ligën e Kampionëve për këtë edicion. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT