GOLFI

GOLFI 14 prill, 1999
            Sot që nga mëngjesi, pandërprerë na sillën tre policë vërdallë rrugës! Syri shqiponjë i Hanit, i ka përcjellur që nga orët e hershme të mëngjesit, kur edhe është ngritur të gatuaj (sipas radhës) bukë. Si duket, (sipas fjalëve të saja) shqetësimin e tyre e ka provokuar  Golfi i kuq mbatanë rrugës, te Kllokoqët?
            Defilimi i tyre karakteristik ishte shqetësues për të gjithë ne në këtë anë të rrugës, ngase sjelljet dhe shiqimet e tyre përanash, si edhe demonstrimi pompoz i kalashikovëve nuk na premtojnë asgjë të mirë! Marr vendim të dalë në anën tjetërtë shtëpisë së Hanit, aty hetojë shqetësimin gadi kulminant të sajë.          Mundohem të ia dekoncentrojë vemendjen nga biseda për të “paftuarit” e rrugës, kuptojë se këto fytyra të reja paramilitarësh serb kanë një qëllim të caktuar. Mirëpo, ende nuk mundem të perceptojë “interesimin” e tyre të shfrenuar, që mund të hetohet ashiqare nga këndëvështrimi ynë i maskuar mirë dhe i padukshëm për shiqimet e tyre.
            Pas pak kohe kthehem në shtëpi, të shohë disponimin e Igit dhe fëmijve, të cilët më dhimbsen në shpirtë për shkak të prishjes së ritmit të tyre të lojës. Marr vesh, se pronari i Golfit, një i afërm i Fatosit e Gëzimit, që ka ikur në momentin e fundit nga lagjëja e Dragodaniut, në pamundësi të ndonjë parkimi dhe fshehjeje më të mirë Golfin e ka strehuar tek komshit mbatanë rrugës, në aso mënyre që të lejë përshtypjen tek “vizitorët” serb, se është fjala për familje e cila banon në atë shtëpi!
            Mirëpo, informatën, se kush në esencë banon në shtëpin përkatëse, si duket paramilitarëve të etur për plaçkitje të pronës dhe djersës shqiptare ua kishte zbuluar, grupi i refugjatëve serb nga Kroacia që për çdo ditë “luajnë”  dhe “shetisin” dyshimshëm në këtë pjesë të rrugës sonë. Pronari, një burrë mesatar dhe shumë i zhdërvjellët me emrin Danush, me të hetuar, se automobili i tij pothuajse i ri, është bërë pre e këtyre paramilitarëve të shfrenuar serb. Pa një, pa dy, pasiqë e siguron momentin, kur ata hynë në “Diagnostikë” apo picerinë e dikurshme “Payton”, që gjenden në krye të rrugës, me një shpejtësi të paparë, delë nga shtëpia e Fatosit dhe shpejtë e shpejt e ndezë auton dhe ikë në drejtim të kundërtë!
            Interesante dhe tejet qesharake për ne që e përcillnim “situatën” nga këndi i dritarës së kamufluar, në tërë këtë hepiend dramatik, ishin reagimet e  paramilitarëve serb, të cilët nuk u besonin syve të tyre, se për kohë aq të shkurtër ka mundur të zhduket “preja” e tyre e sotit?! Të zhgënjyer, dhe me sy të qartur vazhduan rrugëtimin e interesimeve të tyre të dyshimt, nëpër rugët tjera.
            Mbrëmë, është shkatrruar Stacioni i autobusve, aeroporti i Sllatinës, dhe një pjesë e varrezave të serbve….
            Kam shqetësim për Gëzimin, Fatmirin, Saninë, Ganin, Tallabuqin (Muhametin, djalin e vetëm të vëllaut!) Nitën, Bakun, Lisën, Mirvetin (sidomos) dhe Brahën me fëmijë, për të cilët nuk kam asfar informacioni. Shpresojë dhe kam besim në të madhin ZOT, se gjenden shëndosh e mirë?! Pjesa tjetër e familjes sime gjendet tek Ibrahim Deshishku, në mahallën e Muhagjerve. Thonë, se policët e atij rejoni janë të poshtër! Ani në këtë kohë? Në anën tjetër letërnjohtimin e kam të Podujevës, e frigohem të dal gjerë atje.           Baca Fejzë, më sygjeron të shkojë e ta marr nënën, por nuk e dijë saktësisht shtëpin e Ibrahimit!
            Tani, kur shkruaj këta rreshta, Tina ka fjetur duke shikuar “vizatimin” (ashtu e quan filmin e vizatuar), kurse Geni dhe Briku në terr ashtu vazhdojnë të provojnë të lëxojnë dhe të “pushojnë” dhunshëm nën prezencën e rafaleve të “gulinovit” rus që nuk pranë asnjë natë të zotit!
Shkëputur nga libri i profesor Fadil Malokut “VETË ZOTI NA SHPËTOJË” (Ese Sociologjik për Luftën)
 Nesër “LAJMET” 15 prill, 1999
- Advertisement -

MË TË FUNDIT