Goditja që e diskualifikoi bokserin shqiptar (VIDEO)

Dueli i parë i Bardhyl Gashit në kikboksin profesionist kundër boshnjakut Admir Hamidoviq nga Bosnja, që u zhvillua para pak ditësh në Heilbronn të Gjermanisë, ishte e pafatshme.

Gjatë raundit të tretë të duelit ku, epërsia shihej qartazi, ishte në anën e Bardhyl Gashit, një goditje aksidentale, e paevitueshme, kur Hamidoviq po plandosej për dysheme ( në rrëzim e sipër ), e diskualifikoi atë.

Të kota ishin reagimet, sqarimet, kërkimfaljet.
Gjyqtarët nuk ndërruan mendje dhe, ajo goditje e paevitueshme, Bardhylin e qoi në diskualifikim.

Se, a iu bë padrejtësi Bardhylit apo gjyqtarët vlerësuan drejtë, shiikojeni videon përmes këtij linku …

Gjithsesi ata në fund treguan respekt ndaj njëri tjetrit, dhe kjo meriton respekt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT