Një person nga Gllogoci ka njoftuar policinë e Kosovës se është sulmuar nga miku i tij, për shkak të një kontesti pronësor.

“Gllogoc 25.08.2021 – 11:21. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, është sulmuar fizikisht nga miku i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.