Gjyshja e bindi Van der Vartin të kaloj te Betisi!

     

    Mesfushori holandez, Rafael Van der Vart vendosi të largohet nga Hamburgu. Holandezi firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin e Betisit në Spanjë që sivjet fitoi të drejtën për të luajtur në Primera Divizion.

    Ai është prezantuar në stadiumin sot, si blerja më e re e skuadrës Real Betis.

    Tifozët e shumtë të pranishëm kanë njohur edhe gjyshen e tij Dolores, ajo që e bindi nipin të luajë të transferohet te ky ekip atje ku banojnë të gjithë pjesëtarët e familjes.