Gjyshinca: Arben Gashi e Kujtim Shala më sulmuam, morra lëndime fizike dhe rastin do ta paraqes në polici!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka folur rreth incidentit i cili ka ndodhur sot mes tij, dhe deputetëve të LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashit, shkruan GazetaBlic.

Gjyshinca i cili po pretendon se është sulmuar fizikisht nga Shala e Gashi, thotë se rastin do ta paraqesin në polici, derisa pohon se ka marrë lëndime fizike.

“Ne do ta paraqesim rastin në Polici, ambulanta është këtu pasi kështu ka kërkuar policia, është një procedurë”.

“Unë kam marrë lëndime fizike të cilat janë faktuar si pasojë e goditjeve dhe tentativës që të më gjuajnë drejtë hollit të Kuvendit”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT