Së fundmi reperi i njohur ka vizituar varrin e babait.

Reperi i njohur shqiptar dhe partnerja e tij Ermira në muajin nëntor u bekuan me një djalë, që e pagëzuan me emrin Gueril.

Ky emër edhe u diskutua gjatë dhe më pas reperi u detyrua të shpjegonte domethënien e tij, duke thënë se emri Gueril do të thotë luftëtar.

Gold AG sot ndau pamje nga dita e tij me djalin në rrjete sociale ku tregoi se ai dhe djali i tij sot kanë vizituar babain e reperit.

Gold AG jo rrallë herë ndan mallin e tij për familje dhe publikon imazhe të ndryshme në nder të babait të ndjerë.