Gjykatësi i Speciales u refuzon kërkesën për lirim Thaçit, Selimit e Krasniqit

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou u ka refuzuar kërkesat për lirim të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Gjykata ditën e martë i kishte refuzuar kërkesën edhe Salih Mustafës.

Avokatët e krerëve të UÇK-së me anë të argumentimeve të tyre kishin kërkuar lirimin e klientëve të tyre përmes parashtresave të paraqitura.

Sidoqoftë, arsyetimet e tyre i ka cilësuar si të pamjaftueshme gjykatësi i procedurës paraprake.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT