Gjykata vendos masa të ndryshme për policët e arrestuar për ryshfet

Policët e arrestuar në Rajonin e Mitrovicës për keqpërdorim të detyrës zyrtare sot kanë marrë masën e caktuar nga gjykata.

Ndaj 20 pjesëtarëve të policisë, Gjykata Themelore në Vushtrri ka vendosur masën e paraburgimit 30 ditë, kurse 15 të tjerëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Arsyeja e masës së caktuar është rreziku i ikjes e ndikimi në dëshmitarë.