Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Gjykata Speciale ka vazhduar paraburgimin ndaj Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Ky vendim është marrë më 26 maj, por që sot është është publikuar.

Në mesin e arsyetimeve pse Thaçi e Veseli duhet të mbesin në paraburgim, gjyqtari ka përmendur edhe rrezikun e ikjes, ndikimit në procedura, e mundësinë e shkatërrimit të provave.

Gjykata Speciale ka injoruar garancinë e Policisë së Kosovës se mund të zbatojë arrestin shtëpiak, po ashtu ka injoruar edhe garancinë nga shteti i tretë në rastin e Thaçit./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT